Balotelli mbërriti te Manchester City në moshën 20-vjeçare.
Ai konsiderohej padyshim i talentuar, por disiplina e zhgënjeu. Pas City, Balotelli luajti te Brescia, Sion dhe Adam Demispor, duke humbur vitet më të mira të karrierës së tij në klube të vogla.
Tani Mario është 32 vjeç dhe i vjen keq që mund të ishte shumë më i mirë:
“Nuk duhej të largohesha nga Man City në atë kohë. Gjatë gjithë këtyre viteve e kam parë City të rritet. Mund të isha bërë si Aguero. Nëse do të kisha mendësinë atëherë që kam tani, me siguri do të kisha fituar Topin e Artë. /G.D abcnews.al/