“Unë dhe Mbappe rinovojmë nëse ti vjen te PSG”, zbulohet telefonata e Neymar

schedule20:44 - 18 Nëntor, 2020

schedule 20:44 - 18 Nëntor, 2020

PSG nuk e ka fituar kurrë në histori trofeun e Champions League. Kampionët e Francës ishin shumë afër triumfit në kompeticionin më të rëndësishëm për klube sezonin e kaluar, por dështuan në finalen e Lisbonës kundër Bayern Munchen (fitoi 1-0 falë golit të Coman).

Drejtuesit nuk dorëzohen dhe janë gati të përforcojnë ekipin e Thomas Tuchel me Sergio Ramos. Kapiteni ndodhet në sezonin e fundit me Real Madrid dhe rinovimi nuk po vjen akoma. PSG ka gati një ofertë 3-vjeçare me një rrogë prej 20 milion eurosh në sezon (neto) për 34-vjeçarin spanjoll.

 

Sergio Ramos

Mundësia e sigurimit të shërbimeve të një prej mbrojtësve më të fortë në planet, ka krijuar entuziazëm në kryeqytetin francez dhe te lojtarët e PSG. El Chiringuito raporton se Neymar ka telefonuar Ramos për ta bindur të transferohet në Paris.

Sulmuesi brazilian i ka bërë të qartë kapitenit të “Los Blancos” se ai dhe Mbappe janë gati të rinovojnë kontratat e tyre nëse Sergio Ramos transferohet te PSG, për të nisur më pas sulmin final për fitimin e Champions League. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!