Unaza e Re, banorët këmbëngulin se nuk do lejojnë zhvillimin e projektit

schedule19:44 - 12 Janar, 2019

schedule 19:44 - 12 Janar, 2019

Banorët e Unazës së Re kanë vijuar protestën e tyre që shënon ditën e 70-të edhe gjatë pasdites së të shtunës duke bllokuar rrugën përreth 1 orë. Në shenjë rezistence ndaj qeverisë, banorët kanë dalë në protestë me shkopinj  në duar duke bërë thirrje që nuk do dorëzohen.

Në mbështetje të protestës edhe gjatë kësaj të shtunë ka qenë edhe deputeti i PD-së, Klevis Balliu i cili tha se Partia Demokratike do të vijojë të qëndrojë në krah të banorëve të Unazës së Re. Në fjalën e tij Balliu tha se kryeministri Rama duhet të heqë dorë nga dhuna ndaj qytetarëve dhe studentëve.

Edhe në protestën e së shtunës banorët kanë shprehur sërish këmbënguljen e tyre për të mos lejuar zhvillimin e projektit të Unazës së kryeqytetit. Një pjesë e banorëve që preken nga ky projekt, por që shtëpitë i kanë pa leje kërkojnë dëmshpërblim të plotë nga qeveria siç ka vepruar me ata që kishin leje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!