Segmenti lidhës mes fshatrave të disa qyteteve përbën atë që quhet Unaza Bujqësore e Myzeqesë. Veç një rruge të asfaltuar nuk ofrohet zgjidhje tjetër për fermerët të cilët shprehen se ka mungesë tregjeve dhe politikave mbështetëse për bujqësinë.
Ilir Hatia, fermer nga fshafi Kallm i Fierit tregon se ka investuar të ardhurat e 20 viteve emigracion në ullishta dhe vreshta. Pranë tyre kalon Unaza Bujqësore e Myzeqesë, por për shitjen e produkteve kjo ndikon shumë pak pasi mungesa e një tregu dhe e vëmendjes së shtetit bën që produktet t’ju mbeten dhe stok.
“Shteti ne nuk na mbështet fare, kemi 30 vjet nuk investohet fare në bujqësi”, thotë Hatia.
Ai tregon dhe një model të huaj se si produkten ruhen me pak para që të mos hidhen në koshin e mbeturinave.
Ilir Hatia tregon për dhomat frigoriferike në tregjet që ka parë jashtë: “Këtu nuk gjen dot një frigorifer”, shprehet ai.
Dikur këta fermër ishin të veçuar për shkak të rrugëve të pakalueshme, po sot ata thonë se ky investim i nxorri nga balta.
Ai kërkon që dhe pjesa e mbetur e rrugës të përfundojë sa më parë pasi pluhuri ju ka ndikuar në dëmtimin e produkteve.
“Kemi qënë mes baltës. Pluhuri bie mbi prodhimet tona dhe na prishen”, thotë ai.
Ndërkohë sistemi vaditës është një tjetër pengesë për bujqësinë në fshatrat e zonës së Kallmit dhe Belinës . “S,ka ujë për vaditje. Këtu nuk ka as treg. Vetë e bëjëmë madhin edhe vetë e shesim”, shprehet një tjetër banor.
Me një gjatësi prej 11 km, ky segment rural lidh fshatrat e zonës veriore të Fierit, disa fshatra të Bashkisë Patos dhe Rroskovec, me akset Fier-Berat dhe Lushnje-Fier. Rikonstruksioni i rrugëve po shoqërohet edhe me pastrimin e kanaleve kullues dhe vaditës dhe pritet për përfundojë këtë vit./abcnews.al