Unai Emery qëndron pushim prej 29 nëntorit të vitit të kaluar, datë kur drejtuesit e Arsenalit e shkarkuan për shkak të rezultateve të dobëta. Trajneri spanjoll mund të riniset nga Portugalia.
A Bola raporton se Benfica e pëlqen dhe ka nisur negociatat me të. Bisedimet ndodhën në fazë të avancuar, por drejtuesit e “Shqiponjave të Lisbonës” po bëjnë të njëjtën gjë edhe me Mauricio Pochettinon.
Bruno Lage dha dorëheqjen dy ditë më parë dhe Benfica po kërkon një trajner të njohur për stolin. Unai Emery dhe Pochettino janë dy alternativat, teksa Lage, edhe pse dha dorëheqjen, ka shprehur dëshirën për të qëndruar si trajner deri në fund të këtij sezoni. /abcnews.al