Që nga mbërritja e tij në Katalonjë, Antoine Griezmann, ende nuk është përshtatur plotësisht me stilin e lojës së Barcelonës. Mos pozicionimi në fushë nga trajneri Valverde apo dhe marrëdhëniet jo të mira me Lionel Messin janë disa nga arsyet se pse Griezmann nuk po shkëlqen ashtu si dikur tek Atletico.
Çdo problem e ka një zgjidhje dhe sulmuesit ia ka gjetur shoku i tij tek Barça dhe tek kombëtarja franceze, Samuel Umtiti. Mbrojtësi mendon se problemi qëndron tek stili i flokëve të Griezmann. “Nuk më pëlqen fare modeli i tij dhe i them çdo mëngjes se ai duhet ti presë”, ka deklaruar Umtiti.
Gjithashtu mbrojtësi i Francës ka folur edhe për aftësitë e ish-yllit të Atleticos në basketboll. “Ai gjithmonë thotë që është i mirë, por në të vërtetë jo. Nuk është aq sa ai pretendon”, tregon Umtiti. /abcnews.al