Umtiti “dorëzohet”, pranon të transferohet te Newcastle me një kusht

schedule12:51 - 7 Janar, 2022

schedule 12:51 - 7 Janar, 2022

Samuel Umtiti e ka kuptuar se duhet të largohet nga Barcelona, por sipas tij jo përfundimisht. Duke pasur parasysh ofertën e fundit që ka në tavilën nga Newcastle, francezi i ka dhënë dritën jeshile largimit të tij në formë huazimi, por pa opsion blerjeje.

Mbrojtësi synon që të jetë sërish në radhët e klubit katalanas verën e ardhshme.

Me një kontratë deri në vitin 2023 dhe në pritje për të ditur nëse Newcastle do të mbetet në Premier League, ai kërkon të jetë i sigurtë me katalanasit.

Largimi i Umtiti pas atij të Coutinhos është një sukses për drejtuesit e Barçës, të cilët që në javën e parë të 2022, po arrijnë diçka që dukej e pamundur, duke larguar dy nga futbollistët më të paguar të ekipit. r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!