Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Ultrasit zikaltër “braktisin” Interin ndaj Juventus, “Curva Nord” ka një mesazh të qartë

schedule11:31 - 23 Tetor, 2022

schedule 11:31 - 23 Tetor, 2022

“Curva Nord”, tifozeria ultras e Interit, përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se nuk do të jenë në ndeshjen jashtë fushe në Torino kundër Juventusit.

“Curva Nord, e bën të ditur paraprakisht se nuk do të marrë pjesë në ndeshjen si mysafir në Torino për sfidën Juventus-Inter më 6 nëntor. Arsyet janë të njohura dhe të zakonshmet që lidhen me mënyrën dhe çmimet e shitjes së biletave në sektorin e mysafirëve”, shkruan grupimi i tifozëve.

Kujtojmë se edhe herën e fundit ata e braktisën këtë sfidë pasi biletat për tifozët e Curva Nord ishin të shtrejnta dhe nëse do të donin të paguanin çmimin e arsyeshëm, duhet të shpalleshin si tifozë të Juventus dhe të qëndronin në të njëjtin sektor me ta./ h.ll/abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!