Ultra-maratonë përgjatë Korridorit 8

schedule20:20 - 18 Maj, 2019

schedule 20:20 - 18 Maj, 2019

Një maratonist bullgar ka mbërritur në Tetovë, në kuadër të sfidës së tij për të vrapuar nga qyteti Varna i Bullgarisë, përmes Maqedonisë, e për të përfunduar në Durrës të Shqipërisë, gjithsej  1000 kilometra. Projekti ka moton “Konektivitet” dhe është nën patronazhin e tre Kryeministrave Bojko Borisov, Zoran Zaev dhe Edi Rama.

Pas Shkupit, maratonisti bullgar Krasimir Georgiev, arriti në Tetovë. U pritë nga përfaqësues të Komunës së Tetovës, të cilët organizuan edhe një pritje modeste për të.

Ahmed Qazimi- komuna e Tetovës: “Krasimir Georgiev i cili tashmë dhjetë ditë është duke i sfiduar kilometrat, mes tjerash theksoi se qëllimi i kësaj maratone është që përmes sportit të dërgohen mesazhe bashkëpunimi e mirëqenie ekonomike mes tre vendeve”.

Krasimir Georgiev- maratonist nga Bullgaria: “Jam një njeri që sfidoj kauza të ndryshme. Fillimisht ishte si një ide, ishte një ikje, këtë e flisnim me kolegët e mi. Ky qëllim është i rëndësishëm për Bullgarinë për Maqedoninë, për gjithë rajonin. Kjo është dita e 10 që kam filluar këtë rrugëtim”.

Ndryshe edhe në Shkup, Minitri i Financave Dragan Tevdovski, Kryebashkiaku i Shkupit Petre Shilegov dhe përfaqësues nga Federata e Atletikës së Maqedonisë kanë përkrahur maratonistin bullgar Krasimir Georgiev, i cili synon të kalojë 1000 kilometra, në 20 qytete të Bullgarisë, Maqedonisë dhe Shqipërisë. Qëllimi është që të dërgohet një mesazh dhe përmes sportit të bëhet  lidhshmëria e ekonomive dhe qytetarëve të trija vendeve. Korridori 8 lidh Detin Adriatik dhe të Jonit, kurse kalon edhe përmes Maqedonisë së Veriut./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!