Rritet kërkesa e studentëve për t’u vaksinuar gjatë muajit shtator. Mjekët thonë se ditët e para të shtatorit kanë sjell fluksin më të lartë të tyre, pasi duan të kryejnë të dy dozat para fillimit të vitit të ri shkollor. Vihet re se po preferojnë më së shumti vaksinën AstraZeneca.
Studentët duhet të marrin dy dozat e vaksinës anticovid, në mënyrë që të rikthehen në auditore këtë vit të ri shkollor. Kjo ka sjellë një numër në rritje kërkesash për tu vaksinuar nga kjo grupmoshë në Qendrat shëndetësore.
Drejtori i QSH 9 në Tiranë, thotë për ABC se numri më i lartë i të rinjve për t’u vaksinuar, ka qenë në ditët e para të muajit shtator.
Mjeku apelon të gjithë të rinjtë për t’u vaksinuar. Sipas tij mbetet kategoria me riskun më të lartë për përhapjen e virusit./ Abcnews.al