Presidenti i Autoritetit Palestinez Mahmoud Abbas i vendosi sot ultimatum Izraelit për një afat një vjeçar për t’u “tërhequr nga territoret e okupuara palestineze“, duke kërcënuar se nuk do të njohë më shtetin hebre në kufirin e vitit 1967.
Në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme vjetore të OKB-së, udhëheqësi palestinez përsëri i bëri thirrje Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres të “thërrasë një takim ndërkombëtar për paqen“.
Sidoqoftë, ai e shoqëroi këtë kërkesë me një formë ultimatumi “Izraeli ka një vit kohë për t’u tërhequr nga territoret palestineze që pushtoi në vitin 1967, përfshirë Jerusalemin Lindor“.
“Ne jemi të gatshëm të punojmë gjatë kësaj kohe në përcaktimin e kufirit dhe për të zgjidhur të gjitha çështjet që lidhen me statusin përfundimtar të dy shteteve të ardhshme, izraelitëve dhe palestinezëve”, theksoi Abbas.
“Ata që vërtet mbështesin paqen dhe negociatat nuk lëshojnë kërcënime dhe ultimatume” ishte përgjigja e ambasadorit izraelit në OKB, Gilad Erdan./ Abcnews.al