Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ulliri kërkon mandatin në Durrës/ Lami: Dyshime për pazar! Bejko: Ka pasur raste që merret bekimi nga “bosët politikë”

schedule20:56 - 3 Qershor, 2025

schedule 20:56 - 3 Qershor, 2025

Gjyqtarja Elsa Ulliri që do të kryesojë trupën gjykuese ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe 4 të pandehurve të tjerë rezulton lidhje e afërt familjare me një prej deputeteve të Partisë Demokratike.

Bëhet fjalë për Andia Ullirin, e cila hyri në kuvend pas zgjedhjeve te vitit 2021. Kryetari i Gjykatës së Posaçme Erion Bani u shpreh se nuk ka konflikt interesi, megjithatë ka dyshime se një gjë e tillë mund të jetë prezentë në këtë proces.

Kandidatja e Partisë Demokratike në qarkun e Durrësit, Andia Ulliri, ka depozituar një ankesë zyrtare pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku pretendon mandatin e deputetit Arjan Ndoja, duke argumentuar se nuk është respektuar kuota gjinore në shpërndarjen e mandateve.



Gjatë fjalës së tij, Roland Lami në emisionin “Real Story”, tha se qëndrimi apo deklaratat e dy kandidatëve, njëri në Durrës dhe tjetri në Tiranë, lë sipas tij të kuptohet se aty ka një marrëveshje.

“Kërkesa e bërë nga kandidatë të hapur të PD do të ishte një mundësi e mirë që në pretendimin që na janë manipuluar zgjedhjet, kutitë të hapeshin dhe të faktohej akuza që opozita ka ndaj qeverisë. Fakti që gjendet artifica për të mos u hapur kutitë, kandidatët që pretendojnë shtrojnë pyetjen,- mos kemi të bëjmë me një vendim të marrë të marrë mes dy krerëve kryesorë. Sepse kanë komisionerët aty, sepse ata nuk i detyrojnë dot, por struktura të lartë drejtuese mund t’i detyrojnë. Ka ndodhur herë të tjera që dy partitë kryesore kanë rënë dakord që mandatet të lokalizohen diku, apo të shkojnë diku tjetër mbi bazën e një kompromisi. A është ky rasti? Qëndrimi, deklaratat e dy kandidatëve, njëri në Durrës dhe tjetri në Tiranë, lë të kuptohet se aty ka një marrëveshje. KAZI nuk mund të marrë vendimmarrje nëse nuk ka një udhëzim politik të lartë. E ndërthurur kjo dhe fakti që luhet për një kandidatit që është pjesë e një konteksti të një vendimmarrje të caktuar, lind dyshimi i arsyeshëm që të gjykohet që ka pazar, marrëveshje brenda partive që nuk kanë interes ta ekspozojnë”, tha ai.

Nga ana e tij analisti Roland Bejko tha: “Ka raste të tilla që shumicën e herëve nuk janë bosët e partive ata që i këshillojnë të bëjnë këto veprime, shpesh janë lidhje të shkurtra midis kandidatëve në terren, që bien dakord. Dhe ata që kanë influencë më të madhe te numëruesit arrijnë të bëjnë kompromise të tilla. Nuk është e thënë që Rama dhe Berisha që në një zonë është bërë ky pisllëk. Por ndodh që edhe merret bekimi dhe vetë “bosët politikë”, japin bekimin”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!