TIRANË- Degët e ullirit e çelën lulen e parë. Doktor Berisha Doktori përshëndeti vendimin e gjyqtares Elsa Ulliri, kushërirës së deputetes demokrate Andia Ulliri, për lirimin e dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi pas 2 vitesh arrest shtëpie.
“Jamarbër Malltezi ka bërë dy vite i burgosur politik në shtëpi. I burgosur politik në mënyrë absolute pa shkelur asnjë ligj të këtij shteti.
Ndonëse Ulliri një javë më parë deklaroi konflikt interesi, nën këtë konflikt ia bëri nderin e parë doktorit, që pritet ta pasojë dhe gjatë gjykimit të çështjes ku të pandehur janë ai vetë dhe dhëndri.
Dhe ky i fundit ia shpërblen. Gjithë kolegët e Ullirit ia quan mercenarë të Ramës, përveç saj.
“Si një njeri, zyrtar i kësaj partie, që publikoi nga viti 2014 gjer në fund, 300 e sa statuse në Facebook. Të gjitha kishin në epiqendër Ramaduron apo kreun e krimit të shekullit. Dhe për të gjitha këto, Edi Rama me mercenarët e tij si Altin Dumani, me ish-xhelatë të Sigurimit të Shtetit si Kraja, me Enkelejda Fetahun, simotrën e gjykatëses banditë të Suel Çelës, e mbajtën në hakmarrje dy vite në arrest shtëpie.”
Por krahas drejtësisë, doktorit i ka ngelur sharra tek farsa. Sërish nxori video nga Elbasani, dhe për farsën aty kësaj radhe fajësoi Suel Çelën. Por sërish vlen e njëjta pyetje, ku ishin komisionerët e PD për te mbrojtur votat e zgjedhësve të tyre?.
“Është zonë krimi. S’mund të rrezikonin kokën. Se këta të kërcënojnë. S’dihet ku gdhihesh nesër.”, tha ai/abcnews.al

