Reduktohen humbjet e energjisë elektrike, të cilat krijohen nga vjedhjet ose amortizimi i rrjetit..Mungesa e reshjeve të shiut ka ndikuar në prodhimin e energjisë por treguesit e sektorit energjetik në vend janë më optimist.
Sipas statistikave të Entit Rregullator të Energjisë rezulton se niveli i humbjeve në rrjetin e shpërndarjes për vitin 2024 rezultoi 17.93%, ose rreth 1 % më pak se përgjatë vitit 2023, ku humbjet ishin rreth 19%.
Arritja e këtij targeti në uljen e humbjeve vlerësohet mjaft ambicioz .
Ky përmirësim i treguesve lidhet me ndërhyrjen në rrjet ku janë realizuar një sërë investimesh por edhe me aksionet për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme nga OSHEE. Humbjet e energjisë në rrjet vijnë për dy arsye. E para lidhet me rrjetin e amortizuar, që konsiderohen si humbje teknike, ndërsa e dyta përfshin humbjet joteknike apo thënë ndryshe vjedhjet.
Edhe arkëtimet kanë pasur një ecuri pozitive gjatë gjatë vitit të kaluar.
Reshjet e pakta ndërkohë kanë pakësuar sasinë e prodhuar të energjisë elektrike .Sipas të dhënave nga Enti Rregullator energjia e prodhuar gjatë vitit 2024 ishte 7,8 milionë mwh, e prodhuar kryesisht nga hidrocentralet.
Po vërehet gjithashtu edhe një rritje e ndjeshme e prodhimit të energjisë nga parqet Fotovoltaike të cilat prodhuan një sasi prej prej 489 mijë mËh, ose rreth 16% të prodhimit total.

