Ulje rrogash te Chelsea, trajneri sakrifikon më shumë se futbollistët

schedule14:37 - 20 Prill, 2020

schedule 14:37 - 20 Prill, 2020

Situata e shkaktuar nga Coronavirusi në Britaninë e Madhe vazhdon të jetë e vështirë. Ishullorët do të qëndrojnë në izolim dhe në tre javët e ardhshme, kjo si mënyrë për të parandaluar përhapjen e virusit. Futbolli vazhdon të jetë i pezulluar dhe ende nuk dihet se kur do të rinisë Premier League.

Mësohet se edhe klubi i Chelseas do të marë masat në këtë periudhë pandemie. Londinezët janë në bisedime me trajnerin Frank Lampard (fiton 4 milion paund në sezon) dhe me stafin e tij për të shkurtuar pagat. Anglezi ka rënë dakord për një shkurtim prej 25% të pagës së bashku me ndihmësat e tij Morris, Edwards dhe Hilario.

Ndërkohë për sa i përket lojtarëve është kapiteni, Cesar Azpilicueta, ai që e ka marë iniciativën për të bërë një sakrificë në këtë periudhë të vështirë. Spanjolli ka kërkuar një ulje me 10% në pagat e tyre dhe në këtë mënyrë Chelsea kursen plot 10 milionë paund. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!