Ulje e lehtë e temperaturave, parashikimi i motit për sot

schedule07:11 - 10 Tetor, 2020

schedule 07:11 - 10 Tetor, 2020

Sipas MeteoAlb: Alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta MBIZOTEROJNE motin në vendin tonë, ku më të dukshme vranësirat do jenë në Veri dhe Qëndër gjatë pjesës së parë të ditës. POR pasditja largon vranësirat nga i gjithë territori shqiptar.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes por ulen lehtë në  mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 24°C.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 2 ballë.

Rajoni dhe Europa

Edhe nesër vendet e Rajonit të Mesdheut MBETEN me kthjellime dhe vranësira kalimtare. NDERSA një sistem i dendur vranësirash frontale do të diktojë mot me rrebeshe shiu dhe stuhi ere në Euroën Veriore dhe Qëndrore. Gjithashtu Lindja e Kontinetit do të përfshihet nga vranësira të dendura dhe shira.

Kosova

Mot me kthjellime dhe vranësira kalimtare mbizotëron gjatë paradites në territorin e Kosovës. Parashikohet që edhe pasditja të vijojë në të njëjtat kushte atmosferike.

Maqedonia e Veriut

MBETET me kthjellime deri në pasdite kur vranësira kalimatre shfaqen nëpër territor. Më të shpeshta vranësirat do jenë në zonat veriore por pa shi. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!