Ulje e frikshme e pagës dhe rinovim për dy vite, Barcelona drejt akordit me Roberton

schedule12:58 - 25 Gusht, 2021

schedule 12:58 - 25 Gusht, 2021

Barcelona po negocion me secilin prej lojtarëve për uljen e pagave dhe pas Jordi Albas dhe Gerard Pique, lojtari i radhës që ndihmon klubin është Sergi Roberto.

Mbrojtësi i djathtë ka kontratë edhe një vit dhe njëkohësisht po negocion edhe rinovimin me klubin, ku u formua dhe u rrit si futbollist.

Teksa negociatat vazhdojnë, njoftohet se klubi dhe lojtari janë pranë marrëveshjes për uljen me 40% të pagës dhe rinovimin edhe për dy vite të tjera. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!