Uljad Bërdica, doktoranti në Oxford që bën komedi të zezë: E nisa për 1 vajzë…

schedule12:01 - 19 Tetor, 2023

schedule 12:01 - 19 Tetor, 2023

I ftuar në studion e “ABC-së së Mëngjësit”, ishte Uljad Bërdica, një i ri nga Shkodra,  i cili momentalisht është student doktoraturë në Universitetin e Oxfordit, ku studion për “robotikë dhe inteligjencë artificiale”.

Por shkenca nuk është i vetmi talent i djaloshit, pasi prej disa vitesh tanimë ai është pjesë e stand – up komedisë dhe ka një humor vërtet therës.

Ai tregon fillimet e tij kur i tregoi familjes së tij shkodrane se do të bëjë komedi e përgjigja e tyre ishte epike, “a je i marrë? Ne të tan bëjmë komedi”.

“Kur i thash prindërve të mi shkodran, që do bëj komedi, më than ‘a je i marrë, ne të tan bëjmë komedi’” u shpreh ai.

Hapat e parë i ka ndërmarrë pasi një shoqe që ai ka pasur ia ka shprehur se i pëlqejnë ata që bën komedi.

“Kisha një shoqe që më tha më pëlqejnë ata që bëjnë komedi dhe unë thash wow, edhe mua më pëlqejnë dhe vazhdova të bëj komedi. Pasi përfundoi me shoqen mendova që unë duhet të vazhdoj, se përndryshe do ngelet” shtoi Bërdica.

Po ashtu ai tregon edhe kur ka dalë për herë të parë në shfaqje “Open Mike” ku mjafton të regjistrohesh.

“Ishte “Open Mike”,  që thjesht regjistrohesh. Herën e parë qeshën, sepse prezantuesi tha është hera  e parë e performuesit dhe publiku duartrokiti dhe suportoi dhe unë thash paskam talent. Ndërsa herën e dytë kur nuk thonë që është hera e tij e parë, publiku thotë ok të shohim se çfarë ka për të thënë dhe aty e kupton se ke punë për të bërë” theksoi ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!