Ulja e tatimit mbi dividentin nxit debat mes socialistëve në komision

schedule16:22 - 6 Nëntor, 2018

schedule 16:22 - 6 Nëntor, 2018

Ulja e tatimit mbi dividentin ka nxitur debate mes socialistëve në komisionin parlametar të ekonomisë. Ministri i Financave dhe Ekonomisë Ahmetaj ishte për të prezantuar paketën fiskale, e cila sipas tij synon uljen e barrës fiskale.

Paguan më shumë ai që fiton më shumë. Deputetëve të Komisionit Parlamentar të Ekonomisë ku ishte për të prezantuar paketën fiskale për vitin që vjen Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj ia argumetoi me shifra.

Ulja e mëtejshme e barrës fiskale sipas ministrit Ahmetaj synohet edhe përmes paketës në shqyrtim. Një ndër to është reduktimi i tatimit mbi dividentin nga 15 ne 8%. Masë kjo që nxiti debatin mes socialistëve në komision. Deputeti Ervin Bushati shprehu rezerva.

Paketa e re fiskale parashikon gjithashtu përjashtimin nga tatimi fermerët që punojne si shoqëri bashkëpunimi. Ndërkohë që për të nxitur fermerët për të investuar makineritë bujqësore do të përjashtohen nga tatimi mbi vlerën e shtuar. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!