“Ulja e pjesëmarrjes, faj i Kurtit”/ Zgjedhjet në Kosovë, Kamberi: Formimi i qeverisë? Duhet parë shpërndarja e mandateve

schedule13:29 - 10 Shkurt, 2025

schedule 13:29 - 10 Shkurt, 2025

Eksperti për marrëdhëniet ndërkombëtare, Geron Kamberi thotë se ulja e pjesëmarrjes në zgjedhjet parlamentare në Kosovë, erdhi për shkak të politikave të kryeministrit Albin Kurti, në raport me ndërkombëtarët.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Kamberi u shpreh se për formimin e qeverisë, duhet parë shpërndarja e mandateve.

Sipas Kmaberit, mund të kemi paqëndrueshmëri të qeverisjes, nëse do të ketë koalicione të sforcuara.

“E pritshme ishte një konfirmimi i LVV si parti e parë, ecuria e qeverisjes së zotit Kurti, konsumoi një mandat të plotë. Sa i përket shifrave, është mëse e natyrshmne, partia e zotit Kurti erdhi me pritshmëri të larta në mandatin e parë, u ul përkrahja, u pasqyrua në nivelin rreth 10 përqind. Nuk ishte surprizë, e gjithë veprimtaria politike e zotit Kurti synonte një mandat të dytë në krye të qeverisë. Në një sistem proporcional, vështirë se garantohen shumica të qëndrueshme.

Ne nuk patëm koalicion parazgjedhor të LVV, hyri vetëm. Duhet të presim një shpërndarje të mandateve, dhe struktura e parlamentit të Kosovës, është që 100 mandate i kanë partitë shqiptare. Skenarët nuk janë shumë, zoti Kurti do të shohë sa deputetë do t’i duhen. Mund të ketë paqëndrueshmëri të qeverisjes, nëse do ketë koalicione të sforcuara. Duhet të presim qeverinë e re të Kosovës”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!