Ulja e numrit të kafshëve në Shqipëri, Resuli në Abc Live: 80% e produkteve shiten në treg të zi

schedule12:52 - 8 Korrik, 2022

schedule 12:52 - 8 Korrik, 2022

Pak ditë më parë INSTAT publikoi raportin , sipas të cilit importet e ushqimeve nga jashtë vendit po rriten me ritme të shpejta.

Ndërsa numri i gjedhëve shënoi rënie me 7.25 ose 26 krerë lopë më pak se në vitin 2020.

Gjithashtu numri i deleve ra me 5% dhe i pulave me 3.2%. Numri i dhive qëndroi thuajse në vendnumëro, teksa iu pa një rritje e numrit të koshereve me 10%.

Vitin e kaluar, importet e ushqimeve ishin gati tre herë më të larta se importet. Për shkak të kësaj ecurie, deficiti tregtar me jashtë për ushqimet u thellua më tej në vitin 2021, duke arritur ne -60 miliardë lekë me një zgjerim gati 12 % në krahasim me vitin 2017.

Në lidhje me këtë kreu i Shoqatës për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Prodhuesit, Ervin Resuli tha në Abc Live se ne pesë vitet e fundit blegtoria ka shënuar vetëm rënie në vendin tonë, dhe se

Ministria e Bujqësisë nuk ka dhënë mbështetje për fermerët. Sipas tij skemat për fermerët ndryshojnë çdo vit, gjë që vështirëson zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë në vendin tonë.

Resuli tha se informaliteti po lulëzon në vendin tonë, duke pohuar se 80% të produkteve që qarkullojnë në Shqipëri janë jashtë faturave fiskale

“Është për të ardhur keq që blegtoria shënon rënie për të pestin vit. Blegtoria shënon vetëm rënie. Nuk po shohim asnjë plan masash alert nga ministria e bujqësisë.

80% të produkteve qarkullojnë janë jashtë faturave fiskale. Kjo është humbje për arkën e shtetit. 300 mln euro nga xhepi i shqiptarëve përfundojnë në tregjet e Argjentinës dhe Amerikës për mish.

Duke formalizuar fermerin dhe blegtorin rritet garancia bizneset, pasi në këtë mënyrë ato bëhen objekt i AKU-së, para rrisin sigurinë e ushqimeve.

Ministria e bujqësisë është motor në aparat propagande. Ministria e bujqësisë ndryshon çdo vit skemat për fermerët.

Bujqësia nuk po gjen mbështetje për të rritur tregjet e reja drejt Bashkimi Europian apo drejt lindjes. Çfarë duhet të bëjmë në periudhën që jemi?

Duhet dyfishim i skemës kombëtare, sepse përndryshe dimri do të ketë mungesë të lartë qoftë për ushqimet për blegtorinë , qoftë për konsumatorin,“ tha Ervin Resuli./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!