Ulja e lindshmërisë, sociologët: Shkak ekonomia dhe emigracioni

schedule17:16 - 5 Janar, 2023

schedule 17:16 - 5 Janar, 2023

Prej vitesh Shqipëria është duke u përballur me uljen e lindshmërisë, duke sjellë tkurrjen e popullsisë.

Sipas të dhënave të INSTAT, numri i lindjeve për tremujorin e tretë 2022 është 6.172, duke shënuar një rënie me 19,6 %, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2021.

Socialiologët thonë se emancipimi i familjes dhe gruas shqiptare, ulja e numrit të martesave, por edhe niveli ekonomik janë disa nga shkaqet që po ndikojnë në këtë fenomen.

“Kjo po sjell plakjen e popullise. Shkaqet e këtij fenomeni janë të shumta. Një prej tyre është renia e natalitetit, për shkak të emancipimit të familjes shqiptare. Më parë numrin e fëmijeve e kishte ideal, sot kemi një familje modern. E dyta është ulja e numrit të martesave. Shtimi i numrit të divorceve është një fenomen që ndikon, niveli i varfërisë padiskutim dhe mbi të gjitha ajo që dua të evidentoj si prioritare është nevoja për të pasur nevoja dhe shërbime sociale sa më të mira për familjen. Gruaja shqiptare është emancipuar, nuk është më vetëm një qënie riprodhuese, ka dalë nga ai trekëndëshi fatal kuzhinë, maternitet dhe të rrisë fëmijët. Sot kemi një grua që ka synimet e saj në jetë.”

Rënia e numrit të lindjeve po regjistrohet vitet e fundit më së shumti në qarkun e Kukësit. Sociologu Gëzim Tushi shpjegon se ka ndikuar emigracioni.

“Vitaliteti demografik I kukasianëve ka qenë I nivelit më të lartë, duke qenë se e kanë familjen akoma tradicionale kanë një concept të caktuar për familjen, daloohet për familjen numeroze, port ë rinjtë po largohen nga Kukësi dhe fëmijët po I bëjnë andej. Nuk është vetëm Kukësi, është edhe Gjirokastra dhe qytete të tjera që kanë rënie të popullsise.”

Sipas sociologut për të ndalur ritmet e këtij fenomeni që sjell plakjen e popullsisë, duhet rregulluar cilësia e jetesës./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!