Uli pagën dhe pranoi të ishte rezervë, ëndrra e Donnarummas ishte Barça

schedule08:17 - 17 Korrik, 2021

schedule 08:17 - 17 Korrik, 2021

Gianluigi Donnarumma është lojtar i PSG tashmë, por dëshira e tij ishte të kalonte te Barcelona. Kjo është ajo që raporton Mundo Deportivo, me agjentin e tij, Mino Raiola, që trokiti në derën e presidentit të Barçës, Joan Laporta.

Madje u bisedua edhe për kërkesa financiare. Siç mësohet, Raiola ka kërkuar 12 milionë euro neto në sezonin e parë për klientin e tij dhe në sezonin e dytë 24 milionë, për të kompensuar pagën e ulët të sezonit të parë.

Kjo kërkesë është refuzuar nga Barcelona, e cila ka Ter Stegen në skuadër dhe nuk ka ndërmend të investojë për të marrë një tjetër portier të nivelit të lartë, në këtë kohë krize financiare. Nga ana tjetër Donnarumma kishte pranuar të ishte zëvendësues te Barcelona.

Kushti i tij i vetëm ishte që të luante të paktën 15 ndeshje në sezon. Ky fakt tregon qartë se Barcelona është klubi ku Donnarumma ka ëndërruar gjithmonë të luajë, por këtë herë fatkeqësisht nuk u bë e mundur për Yllin e Turneut në 2020. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!