Uli Hoennes: Kroos nuk ka vend në futbollin e sotëm, ndaj Anglisë ishte i tmerrshëm

schedule17:39 - 11 Korrik, 2021

schedule 17:39 - 11 Korrik, 2021

Presidenti i nderit i Bayern Munchen, Uli Hoeness ka bërë analizën e Gjermanisë në Euro 2020 dhe shënjestra kryesore ka qenë Toni Kroos. Ish-mesfushori i Gjermanisë shprehet se Kroos bëri paraqitje të tmerrshme, sidomos ndaj Anglisë, ku u eliminua në çerekfinale.

Sipas Hoennes, koha e lojës së Kroos në futbollin modern ka mbaruar. Sipas tij, nëse Gjermania do luante me 4 mbrojtës dhe do linte Kroos në stol, do kishte shkuar shumë më larg në këtë kompeticion.

“Më pëlqen shumë Kroos, ka bërë disa ndeshje të klasit botëror dhe ishte i shkëlqyer me Bayern Munchen, por stili i tij i lojës është vjetruar. Duhet thënë se Kroos nuk përshtatet me lojën moderne me pasimet e tij horizontale.

 

Tani loja është vertikale. Lojtarët marrin topin dhe vërshojnë direkt para me shpejtësi. Pastaj ai ka bërë një ndeshje të tmerrshme ndaj Anglisë. Ishim duke humbur 1-0 kur kishte mbetur edhe çerek ore lojë dhe Kroos ndaloi së kaluari mes linjave.

Mënyra e tij e lojës ka mbaruar. Ai luante anash, sërish anash dhe mbrojtja kundërshtare organizohej. Dy ndeshjet e para ishin shumë të mira me katër mbrojtës. Më pas nisën të luajnë me tre, pa qenë nevoja. Pse? Low donte të përfshinte Kroos.

Toni Kroos nuk ka vend në futbollin e sotëm. Nëse do të kishim luajtur me një mbrojtje me katër dhe me Goretzka, Kimmich dhe Muller, plus Sane, Gnabry dhe Havertz, tani do të ishim diku tjetër. Gjermania luajti futboll të tmerrshëm”, tha Hoeness. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!