Uli dënimin e Dajtit, gjyqtarit nuk i kthehen 17 mijë eurot e sekuestruara

schedule12:25 - 18 Mars, 2019

schedule 12:25 - 18 Mars, 2019

Gjykata e Krimeve të Rënda ka rrëzuar kërkesën e gjyqtarit të Apelit të Vlorës Skënder Damini. Ky i fundit kishte bërë kërkesë për rikthimin e sendeve të sekuestruara gjatë një kontrolli të ushtruar nga polica në banesën e tij në Vlorë. Gjyqtari Danini është nën hetim pasi dyshohet për korrupsion, ky i fundit është një nga 3 gjyqtarët që e shpëtoi Dritan Dajtin nga burgimi i përjetshëm.

Gjyqtarit të Apelit të Vlorës Skënder Damini i është rrëzuar kërkesa për rikthimin mbrapsht të sendeve që janë vendosur nën sekuestro, me vendim të gjykatës për Krime të Rënda, pas një kontrolli blits të zhvilluar në banesën e tij në Vlorë. Gjyqtari Damini është nën hetim pasi dyshohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Skënder Damini është një nga 3 gjyqtarët që i pranoi Dritan Dajtit kërkesën për gjykim të shkurtuar dhe duke e dënuar përfundimisht me 25 vite burg.

Gjykata e Krimeve të Rënda e përfaqësuar nga Liljana Bakur ka vendosur që të mos i kthehen as lekët djalit të gjyqtarit Lisien Daminit, dhe pse ky i fundit ishte shprehur se paratë i ka të justifikuara dhe me dokumentacionin përkatës. Banesa e gjyqtarit Skënder Damini dhe dy kolegëve të tij Astrit Aliaj dhe Aleks Nikollaj u kontrolluan me vendim gjykate pas vendimit për të pranuar gjykimin e shkurtuar për Dritan Dajtin me dyshimet për korrupsion.
Aliajt dhe Nikollaj iu sekuestruan vetëm celularët, ndërsa në banesën e gjyqtarit Damini u gjetën disa fishekë dhe 17 mijë euro. Gjyqtari deklaroi se fishekët kishin mbetur nga arma që mbante me leje deri dy vite më parë, ndërsa paratë ishin të djalit të tij biznesmen. Burime për ABC News tregojnë se celularët e gjyqtarëve janë dërguar për ekspertim.

Këtë të Hënë gjyqtari dhe djali i tij nuk ishin të pranishëm në gjykatë por zgjodhën të përfaqësohen vetëm nga avokati i tyre Theodhori Sollaku, ky i fundit u largua nga gjykata pa dhënë asnjë koment për mediat. Gjyqi për gjyqtarin e Apelit të Vlorës Skënder Damini dhe djalit të tij Lisien Damini u zhvilluan të ndarë. Gjykata më herët ka rrëzuar dhe kërkesën e gjyqtarit Aleks Nikolli për kthimin e celularit. Ndërsa vendimit të Dritan Dajtit i është bërë rekurs në gjykatën e lartë nga Drejtuesi i Prokurorisë së Apelit për Krime të Rënda Altin Dumani./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!