Tashmë qytetarët shqiptarë do të mund të lëvizin drejt Malit të Zi duke paguar më pak për siguracionin e makinës. Autoriteti i Mbikqyrjes financiare ka bërë me dije seduke filluar nga data 1 Shkurt 2025 qytetarët shqiptarë do të paguajnë policën e sigurimit “Kartoni Jeshil”për autoveturat me prim të reduktuar 50 euro, me afat 1 vjeçar.
Autoriteti i MbikëqyrjesFinanciare ndërmori një proces konsultimi dhe koordinimi me Byronë Shqiptare të Sigurimit për marrjen e këtij vendimi.
Më pas u vendos që qytetarët shqiptarë mund të pajisen me police e sigurimit “Karton jeshil” me vlefshmëri 12-mujore nga data e lëshimit, e cila mbulon ekskluzivisht territorin e Malit të Zi. Polica e sigurimit mund të blihet në pikat e kalimit kufitar të Muriqanit, Hanit të Hotit, Grabomit dhe Vermoshit.
Kartoni Jeshil është një dokument sigurimi ndërkombëtar, që mbulon përgjegjësitë e drejtuesve të mjeteve me targa shqiptare në rast aksidenti gjatë qarkullimit jashtë territorit të vendit./abcnews.al


