Ulet qarkullimi i parasë Cash, eksperti: Viti pandemik rriti përdorimin e pagesave online, krahasuar me rajonin shumë mbrapa

schedule14:35 - 29 Qershor, 2023

schedule 14:35 - 29 Qershor, 2023

Eksperti për çështjet ekonomike, Daniel Guçe këtë të enjte në një lidhje direkte tek ”Sheshi i Dollarit”, ka folur në lidhje me rritjen e përdorimit të pagesave online nga qytetarët.

Guçe është shprehur se ky është një trend që ka nisur gjatë vitit pandemik e që  duket se është në rritje vit pas viti.

Gjithashtu ai është shprehur se sërish ngelet akoma punë për të bërë në këtë drejtim pasi mungesa e edukimit financiar te shqiptar bën që ato të jenë mosbesues ndaj kësaj pagese, përmes kartës së kreditit, të debitit apo të portofoleve të ndryshme elektronike.

Tre vitet e fundit ka qenë një trend për të kryer përdorur ku përveç kartave debitit dhe të kreditit, është rritur edhe përdorimi i e-postës. Kjo ka të bëjë me reduktimin e kohës dhe ulja e kostos për sipërmarrësit të cilët tashmë s’është nevojë që institucionet të mos përdorin më security për të transportuar paratë. Kemi një rritje të përdorimit të instrumenteve elektronik për kryerjen e pagesave.

Gjatë këtyre viteve është parë një trend në rritje për përdorimin e pagesave online. Pandemia ka shënuar dhe rritjen më të madhe të pagesave elektronike, që ishte një stimul i madh për krijimin e kompanive online. Ka shumë kompani që akoma nuk e ofrojnë mundësinë për pagesat kesh por pandemia ka qenë një stimul i madh që ka ndihmuar sipërmarrjen dhe qytetarët për të bërë blerje.

Në Shqipëri ka një stepje pasi kemi një edukim të dobët përsa i përket kulturës financiare për përdorimin e instrumenteve elektronik dhe vetë sipërmarrja nuk ka qenë në dakordësi për të bërë pagesa për shkak të raportit që ka me bankat, pasi përfshihet kostoja që duhet të paguajnë bankave për komisione dhe për mirëmbajtjen e llogarisë që është më e lartë”, ka thënë eksperti.

Ai gjithashtu ka theksuar faktin se krahasuar me vendet e rajonit ne jemi shumë mbrapa e për këtë ai shprehet se është e rëndësishme që sipërmarrësit dhe bankat të bëjnë më shumë fushatë në këtë drejtim për të rritur inpaktin dhe besueshmërinë e qytetarëve për pagesa online.

Sipas tij pagesat më të mëdha online bëhen për paketa turistike dhe për bileta avioni që nuk kanë shuma të mëdha parash.

“Jo vetëm sipërmarrjet por edhe disa institucione që kryejnë pagesa në sportel kanë filluar që të bëjnë dhe pagesa me kartë. Siç ishte reduktimi përmes përdorimit e-Albania edhe për sipërmarrjen përmes portofoleve elektronike kemi një shkurtim të kohës. Infrastruktura dhe instrumentet janë mënyra për ti dhënë hapesirë të gjithëve por është e rëndësishme që të bëhen fushata në lidhje me përdorimin e portofoleve elektronike dhe të kartave të kreditit dhe të debitit.

Paketat turistike, biletat e avionit detyrimet e sipërmarrjeve dhe transaksionet më të mëdha janë nga marketet e lagjeve këto janë dhe blerjet më të shpeshta dhe pse janë pagesa të vogla, pasi qytetarët për shkak të frikës për të bërë pagesa të mëdha nuk e shfrytëzojnë pagesat online.

Përderisa gjatë viteve të fundit ka një trend në rritje dhe pse në krahasim me vendet e rajonit jemi sërish poshtë me lehtësimin e komisioneve bankare që i faturohen sipërmarrjes mund të shënojmë edhe rritje të përdorimit të pagesës online”, ka thënë ndër të tjera Guçe. /abcnews.al