Ulet pragu për deklarimin e të ardhurave/ Deklarim deri në 31 mars 2025 të gjithë personat me pagë

schedule15:26 - 3 Janar, 2025

schedule 15:26 - 3 Janar, 2025

Ulet pragu për deklarimin e të ardhurave personale. Të gjithë qytetarët që kanë marrë një pagë bruto mbi 100 mijë lekë në muaj do të deklarojnë të ardhurat personale deri në 31 mars të vitit 2025. Plotësimi i deklaratës  do të bëhet për të ardhurat e mara gjatë vitit 2024. Me anë të ndryshimit të ligjit  u vendos që të ulet pragu për deklarimin e të ardhurave në 1.2 milionë lekë në vit nga 2 milion që ishte detyrimi më herët. Në rastet kur  deklarata nuk dorëzohet në afatet e vendosura   për individët parashikohen edhe penalitete në vlerën e 3 mijë lekëve.

Një masë e tillë  tatimore është parashikuar edhe në strategjinë afatmesme 2024-2027 ndërsa theksohet se për administratën tatimore deklarimi i të ardhurave personale është është një burim i rëndësishëm informacioni pasi shërben si bazë të dhënash për të kryqëzuar informacione dhe për të realizuar  analiza të tjera të rëndësishme. Po ashtu me këto të dhënat drejtoria e tatimeve synon që të bëjë një analizë më të mirë të ardhurave në kuadër të deklarimit të pagave reale nga subjektet. Tashmë  qeveria ka nisur një aksion për të rritur deklarimin e pgavae reale si një masë e rëndësishme për skemën e sigurimeve shoqërore. Këtë deklaratë do ta dorëzojnë edhe të dypunësuarit dhe ata që kanë të ardhurat mbi 50 mijë lekë në muaj për të cilët nuk kanë  paguar tatim.

Deklarata  e të ardhurave personale realizohet online dhe gjenerohet e paraplotësuar automatikisht në e-Filing me të dhënat e të ardhurave vjetore bruto nga pagat apo shpërblimet nga marrëdhëniet e punësimit për individët, si edhe me përllogaritjen e Tatimit mbi të ardhurat nga Punësimi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!