Ulet papunësia/ Muça: Tregues optimist rënia e papunësisë tek të rinjtë

schedule14:20 - 30 Qershor, 2025

schedule 14:20 - 30 Qershor, 2025

Eksperti i ekonomisë Erion Muça analizoi më tej shifrat e publikuara nga Instat lidhur me uljen e papunësisë në nivelin 8.7% gjatë periudhës janar-mars. Muça tha se ky tregues është optimist dhe se bizneset në turizëm kanë nisur kërkimin për punonjës që në përfundim të sezonit të kaluar turistik.

“Është një tregues optimist rënia e papunësisë tek të rinjtë.

Punësimi sezonal ndikon pozitivisht edhe shifrat e papunësisë, pro edhe ndikon në një mënyrë dhe uljes së papunësisë. Turizmi këtë vit dhe sipërmarrjet kanë marrë masa më ehrëtd he kanë krijuar një farë mbulimi të nevojave që kanë patur. Këtë vit kërkimi i punonjësve ka nisur që në mbarim të sezonit të kaluar dhe kanë mbuluar vakancat duke krijuar një frymëmarrje për ta. Ata që nuk i kanë gjetur brenda vendit, i kanë gjetur jashtë vendit.”

Eksperti përmendi se ka pasur ndikim edhe rritja e pagave, marrja për bazë e orëve përtej 8 orarshit të punës, si dhe infrastruktura akomodim

“Ka pasur ndikim dhe në rritje të nivelit të pagave që kanë krijuar një disbalancë pozitive mes pagave në zonat turistike. Këtë vit ka rritur interesin marrja për bazë e orëve shtesë përtej 8 orarshit dhe infrastruktura akomodim ushqim si suport dhe mbështjetje, si dhe 1 ditë në javë pushim.” / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!