Ulet ndjeshëm numri i vizitave për të prekurit nga Covid në qendrat shëndetësore. Në javën e parë të muajit mars janë paraqitur vetëm dy raste. Mjekja e familjes në qendrën shëndetësore numër 6 në Tiranë, Luiza Metani thotë se të infektuarit shfaqin shenja të lehta.
Mjekja e familjes në qendrën shëndetësore 6 në Tiranë thotë se pacientët aktualisht nuk janë më të frikësuar, dhe kjo ndihmon që ta kalojnë më lehtë sëmundjen.
Për sa i përket vaksinimit interesi i qytetarëve ka rënë ndjeshëm krahasuar me 3 muaj më parë. /abcnews.al/