Italia më në fund duket se është larguar nga numri i lartë i humbjeve të jetës nga koronavirusi. Në 24 orët e fundit në vendin fqinj kanë humbur jetën vetëm 34 persona dhe janë konfirmuar pozitivë me koronavirus 210 raste të reja.
Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile Italiane,deri më tani numri i viktimave nga Covid 19, janë 34 405 dhe numri i të infektuarve është 237 500 persona.
Në Rajonin e Lombardisë sot u regjistruan 9 viktima nga koronavirusi për një total prej 16 466 që nga fillimi i pandemisë./abcnews.al