Ulet numri i të infektuarve dhe rasteve aktivë, si është situata në spitalet COVID

schedule08:20 - 13 Shkurt, 2022

schedule 08:20 - 13 Shkurt, 2022

Gjatë tre ditëve të fundit është vënë re një ulje e rasteve të reja të konfirmuar me Covid në vendin tonë.

Në 24 orët e fundit në raportin e ministrisë së Shëndetësisë janë konfirmuar të infektuar me Covid 457 qytetarë nga 2 738 testime dhe kanë humbur jetën 3 pacientë.

Me uljen e numrit të infektimeve kemi dhe një rënie të numrit të pacientëve që shtrohen në spital. Sipas ministrisë aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 130 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.

Në bilancin e fundit Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se janë shëruar 967 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 255,282 që nga fillimi i epidemisë, ndërsa numri i rasteve aktiv me Covid është 9,316 pacientë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             3125

Fier                 1296

Vlorë               786

Shkodër          744

Gjirokastër      765

Elbasan           701

Berat                673

Lezhë               375

Korçë               281

Durrës              299

Kukës               214

Dibër                57./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!