Ulet numri i të infektuarve dhe fataliteteve në Itali, sot 316 viktima nga COVID-19

schedule19:18 - 12 Shkurt, 2021

schedule 19:18 - 12 Shkurt, 2021

Në 24 orët e fundit në Itali janë shënuar 13908 raste të reja me koronavirus nga 305619 testime që janë bërë. Sot kemi një ulje të shifrave të të prekurve, pasi dje ishin 15146 të infektuar nga 292533 tamponë që u bënë.

316 janë pacientët që humbën jetën. Edhe te fatalitetet kemi një ulje në krahasim me dje, që ishin 391 viktima. Ndërkohë që në total nga fillimi i pandemisë janë 93045 viktima.

Shkalla e pozitivitetit është 4.5%, kundrejt 5.1% që ishte të enjten. Sot është regjistruar një ulje e numrit të shtrimeve në spitale dhe atyre në kujdesin intensiv./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!