Në 24 orët e fundit në Kosovë një person me Covid ka humbur jetën, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 2, 242 viktima.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 2, 460 teste të realizuara, 23 persona kanë rezultuar pozitivë.
Gjithashtu autoritetet shëndetësore raportojnë se 230 pacientë janë shëruar, ndërsa numri i të shëruarve që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 102, 107 persona.
Sakaq rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 5 raste, Pejë 3 raste, Ferizaj 2 raste, Leposaviq 2 raste, Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Gjakovë, Gjilan, Istog, Klinë, Mitrovicë, Obiliq, Prizren dhe Viti.
/abcnews.al/