Ulet numri i rasteve aktive me COVID në vend, 128 pacientë të shtruar në spitale, 23 janë rëndë

schedule07:52 - 3 Shkurt, 2022

schedule 07:52 - 3 Shkurt, 2022

Aktualisht në vendin tonë janë 17,236 raste aktive me COVID. Në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë raportoi për 1164 raste të reja, një numër i ulët ky në raport me trendet e larta që janë shfaqur ditët e fundit si dhe numrin e testimeve që ishte 7554 në 24 orë.

Në spitalet COVID po marrin trajtim spitalor 128 pacientë të infektuar me këtë virus prej të cilëve 23 janë në gjendje më të rënduar. Gjatë 24 orëve të fundit u vu re një rritje e numrit të viktimave pasi u shënuan 9 humbje jete nga mosha 49-85 vjeç.

Ndërsa numri i të shëruarve ishte 1987. Prej fillimit të pandemisë 240,642 qytetarë të prekur nga COVID e kanë fituar betejën me këtë sëmundje ndërsa janë shënuar në total 3362 viktima.

Qarku më i prekur nga ky infeksion në vendin tonë vazhdon të jetë Tirana me 7 702 raste aktive, ndërsa më pak i prekur Dibra me 129 raste infeksionesh aktive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  • Tiranë             7,702
    Fier                 1,705
    Shkodër          1,598
    Vlorë              1,320
    Elbasan           1,040
    Gjirokastër       886
    Berat                733
    Lezhë               653
    Korçë               648
    Durrës              509
    Kukës               313
    Dibër                129

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!