Ulet numri i pacienteve me Covid që kërkojnë hospitalizim, Allkja: Qytetarët s’kanë besim tek spitalet

schedule21:41 - 10 Dhjetor, 2020

schedule 21:41 - 10 Dhjetor, 2020

Në spitalin “Shefqet Ndroqi” është ulur fluksi i autoambulancave të cilat qëndrojnë në pritje. Këtë e pohon edhe mjeku i Urgjencës Ilir Allkja, i cili thotë për “ABC” se ka një rënie të personave të cilët kërkojnë hospitalizim.

“Në dijeninë  time ka pak raste që vijnë nga rrethet dhe më pak raste të agravuara që kërkojnë shtrimin në spital”, shprehet ai.

Mjeku ngre si shqetësim faktin se qytetarët nuk i drejtohen spitalit në momentin e duhur, për shkak të frikës.

Ai i bën apel për të gjithë të sëmurët të cilët kanë mungesë të oksigjenit nën 90, të telefonojnë urgjencën.

“Një pjesë e qytetarëve nuk kanë shumë besim tek spitalet, por njerëzit nuk duhet të presin të rëndohen nëpër banesat e tyre”, thotë ai.

Në spitalin Infektiv prej një javë nuk ka pasur numër të lartë urgjencash. Kjo situatë pritet të jetë e tillë deri në 15 dhjetor pasi urgjencat mjekësore po trajtohen në Sanatorium.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!