Britania e Madhe ka raportuar për 77 të vdekur nga Covid-19 në 24 orët e fundit. Kështu në total numri i viktimave deri më tani ka shkuar në në 40.542.
Ndërkohë, Skocia dhe Irlanda e Veriut nuk kanë raportuar të vdekur në 24 orët e fundit.
Nëse përfshihen edhe rastet e dyshuara, atëherë numri i të vdekurve në Britani do të kalojë shifrën 50 mijë, sipas të dhënave të Reutersit.

