Ulet mosha e vaksinimit me detyrim në Greqi, gjobë 100 euro pas 16 janarit

schedule11:18 - 7 Janar, 2022

schedule 11:18 - 7 Janar, 2022

Rritja e rasteve me koronavirus po bën që Greqia të ule moshën e vaksinimit me detyrim deri në 50 vjeç. Lajmi u dha paraprakisht nga ministri i Shtetit Stelios Petsas, i cili shpjegoi se detajet mbi mënyrën e implementimit të këtij vendimi do të jepen në ditët në vijim nga vetë ministri i Shëndetësisë.

Vendimi për përfshirjen e moshës si kriter për vaksinimin e detyrueshëm dha rezultate për ata mbi 60 vjeç.  Nëse është e nevojshme do të ulet edhe më tej kufiri i moshës. Kjo do të bëhet në ditët në vijim. Jo në kategoritë profesionale, por në ato të moshuara.” , tha Petsas, duke sqaruar se gjoba prej 100 euro në muaj për të pavaksinuarit mbi 60 vjeç do të zbatohet normalisht pas datës 16 janar.

Greqia ka aplikuar vaksinimin me detyrim për disa kategori punonjësish siç janë ato të Shëndetësisë dhe shërbimeve. Më herët u aplikua edhe vaksinimi me detyrim për çdo person mbi 60 vjeç. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!