Mjekja obstetër –gjinekologe në Spitalin Hygeia në Tiranë, Radiola Hoxha tregon se rastet më të shpeshta i ka hasur në moshën 35 deri në 45 vjeçe ndërkohë 20% e pacientëve janë rreth të 60 –tave.
Sëmundja shfaq shenja kur është në një stad të avancuar prandaj specialistët bëjnë thirrje për të kryer kontrolle të rregullta gjinekologjike.
“Sekrecione hemorragjike midis periodave, sekrecione hemorragjike të shfaqura papritur tek gratë që janë në menopauzë. Një simptomë tjetër është sekrecione vaginale të shtuara me aromë të rëndë. Dhimbje pelvike që janë akoma më të theksuara gjatë kontaktit seksual. “
Ndërkohë kanceri i qafës së mitrës sipas mjekes së spitalit Hygeia mund të parandalohet duke u vaksinuar për virusin që e shkakton atë.
“E mira është që të kryhet nga mosha 9 deri në 12 vjeç, atëherë kur vajzat e vogla nuk kanë filluar akoma që të kryejnë kontaktin e parë seksual. Por në ditët e sotme është zgjedhuar diapazoni i moshës, kemi arritur deri në moshën 45-vjeç.”
Ndërsa kryerja e pap testit ndihmon për kapjen e sëmundjes në fazë të hershme.
“Duhet të kryet minimalisht një herë në dy vjet.”
Mjekët thonë se nëse kapet në kohë kanceri i qafës së mitrës trajtohet plotësisht. Në rang global ai është shkaku i katërt i vdekjeve tek gratë. /abcnews.al/