Ulet kostoja e pullave fiskale , Mete: Kalimi në shtet i koncesionarit mbështetje për bizneset

schedule14:26 - 16 Korrik, 2024

schedule 14:26 - 16 Korrik, 2024

Shërbimi i pullave fiskale do të kryhet nga shteti duke nisur nga janari i vitit 2025. Ministri i Financave Ervin Mete në Komisionin e Ligjeve tha se qeveria nuk do ta rinovojë koncesionin për prodhimin dhe shpërndarjen e pullave fiskale. Procesi shtoi mete do tëdo të kryhet nga një person i autorizuar nga Këshilli i Ministrave dhe shërbimi do të ofrohet me kosto më të ulëta.

Sistemi i pullave fiskale ishte dhënë me koncesion që në vitin 2010kur në pushtet ishte Partia Demokratike. Afati i koncesionit duhet të përfundonte në vitin 2022, por kompania ngriti pretendime se nuk ishin përmbushur detyrime lidhur me pullat për produktet farmaceutike.

Në kushte të tilla, koncesioni u vendos të shtyhej përkohësisht dhe përfundon më 31 dhjetor të këtij viti. Vitin e kaluar qeveria shqiptare negocioi me kompaninëkoncesionare duke i kërkuar më pas kuvendit miratimin e një shtese kontrate ku i kërkonte kompanisë të hiqte dorë dhe sistemi ti kalonte në pronësi shtetit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!