Ulet fluksi i shqiptarëve në pikat kufitare

schedule11:37 - 4 Janar, 2021

schedule 11:37 - 4 Janar, 2021

Pas festave qytetarët shqiptarë janë kthyer në Greqi. Gazetari i ABC Orges Sako raportoi se fluksi në pikën Kufitare në Kakavijë është shumë i ulët.

Në datën 03 janar në Kapshticë, kanë hyrë 129 shtetas dhe 38 mjete.

Ndërsa në Qafë-Thanë, kanë hyrë 2403 shtetas dhe kanë dalë 1975 shtetas.

E qetë paraqitet edhe situata në Portin e Durrësit. Prej dy ditësh puna ka vijuar normalisht. Gazetari i ABC Leonidha Musai raportoi gjithashtu se numri i lëvizje ka qenë u ulët në krahasim me vitet e kaluara.

Gjatë ditës së djeshme nga pika kufitare e Portit të Durrësit janë përpunuar janë përpunuar në hyrje 122 pasagjer dhe 45 mjete, në dalje janë përpunuar 969 pasagjer dhe 366 mjete.

Ndërkohë në total janë përpunuar 1091 pasagjer dhe 411 mjete.

/abcnews.al/