Ulet borxhi publik në fund të qershorit u shënua niveli më i ulët në 10 vite

schedule15:03 - 7 Gusht, 2024

schedule 15:03 - 7 Gusht, 2024

Borxhi publik ka vijuar një trajketore të fortë rënëse  gjatë 2024.Statistikat zyrtare të Ministrisë së Financave tregojnë se në periudhën janar-qershor borxhi është ulur me 3% duke prekur nivelin më të ulët në një dekadë.Ministria e financave raporton se kjo është vlera më e ulët e regjistruar e borxhit publik në 10 vite ndërsa  në 2014 rezultonte mbi 70%.

Të dhënat zyrtare konfirmojnë se  borxhi ka zbritur në 55.72% në fund të muajit qershor dhe në shifra konkrete  borxhi total  në fund të tremujorit të dytë është pakësuar me rreth 6 miliardë lekë. Në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto, Stoku i Borxhit  gjithsej ka arritur në 55,72% të PBB-së në fund të Qershorit, nga 58.93% që  ishtë në fund të vitit të  kaluar. Kjo situatë pozitive është ndikuar nga rritja e të ardhurave në buxhet gjatë muajve të fundit.

Vetëm në 6 muajt e parë të këtij viti arkëtimet shënuan  një vlerë prej prej 342.8 miliardë lekësh ose  7% më shumë se e njëjta periudhë e   vitit të kaluar.

Një tjetër faktor që ka ndikuar në vënien në kontroll të borxhit publik është edhe mbajtja nën kontroll e shpenzimeve buxhetore por edhe dobësimi i euros ndaj lekut që ka dhënë efekte te borxhi i jashtëm i qeverisë

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!