TIRANË- Analisti Frrok Çupi në studion e ABC News u rikthye vite pas në kohë duke treguar momentet se si Sali Berisha mori drejtimin e Partisë Demokratike.
Sipas tij, nuk është se Partia Demokratik e pikturoi portretin e kryetari të saj, por ishte vetë Sali Berisha, i cili bëri portretin e partisë.
Ai tregoi edhe votimet që janë bërë, ndërsa rrëfeu shpërthimet e Sali Berishës pasi humbi raundin e parë humbi përballë Aleksandër Meksit.
“Ishte çiban në PD, i ardhur. PD është themeluar në 11 dhjetor , ai e ka dorëzuar teserën e partisë punës më 25 janar të vitit të ardhshëm. Dmth, ka ndodhur një gjë shumë e natyrshme.
Nuk ka qenë PD që e ka vizatuar kryetarin, që e ka bërë bustin, kryetari ka bërë portretin e partisë.Kam qenë prezent.
Meksi fitoi 9 vota, Gramozi dy vota dhe Saliu dy vota. Po sigurisht. Saliu donte të digjte zyrat atë natë. Ka qenë në zyrën time, në zyrën e kryeredaktorit të RD ka ndodhur ajo”, tha ai.
Më tej Çupi pohoi si u organizua votimi tjetër dhe se si Sali Berisha shkelmonte dyshemenë e zyrës, në gazetën “Rilindja Demokratike”.
“Ka qenë në zyrën e kryeredaktorit të RD, madje kemi bërë mbledhjen, kemi marrë stola nga rruga se nuk kishim karrige. Kemi qenë 13 veta dhe votimi ka qenë i fshehtë, e vetmja gjë. Kanë qenë tre kandidatë; Aleksandër Meksi, Gramoz Pashko dhe Sali Berisha dhe siç ua thashë Meksi ka fituar 9 vota, dy e dy janë ndarë të tjerët.
Në atë kohë ka filluar Sali Berisha të gjëmojë, ka qenë me dërrasa ajo zyra, i binte me shkelma, ulërinte dhe ne ishim të rrethuar dhe nga sigurimi i shtetit. Ka qenë afër mëngjesit dhe është bërë nami, Leka i tha: doktor, e bëjmë kështu.
Ti je Meksi me 9 vota dhe unë jam Saliu dhe merri këto votat e mia. U bë qameti atë natë. Pastaj vendosëm t’i bëjmë me 14 , t’i mbledhim nga rrethet, që të vonin shumë njerëz në Pallatin e Kulturës te Biblioteka.
Dhe dy minsionarë, janë vendosur të porta, te dera dhe i kanë porositur kush ka ardhur: voto Saliun se na morët në qafë. I vetmi që ka ulëritur ka qenë Emin Barçi, nëse e mban mend, gazetar i RD, çfarë bëhet kështu.
Madje dhe Abdi Baleta dhe Rustem Gjata janë ngjitur në tribunë dhe kanë thënë se ne kemi Partinë tonë Komuniste, por ju qenkeni më komunistë se komunistët e mi dhe na kanë sharë dhe na kanë bërë copë copë dhe kështu është zgjedhur”, tha ai./abcnews.al