Ulen temperaturat, si do të jetë moti për sot

schedule07:20 - 21 Shtator, 2021

schedule 07:20 - 21 Shtator, 2021

Vijon ndikimi i kthjellimeve dhe vranësirave në vend ku zonat veriore dhe zona të izoluara në qendër të vendit të rrezikohen nga momente me pika shiu.

Pjesa e dytë e ditës sjell përmirësim të dukshme të motit duke bërë që kthjellimet të dominojnë në një pjesë të mirë të territorit. Gjatë natës i gjithë vendi karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira të pakta.

Sipas MetoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes por mbeten të pandryshuara në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 31°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësinë mbi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

Rajoni dhe Europa

Europa Lindore dhe Juglindore mbeten në kushte të paqëndrueshme atmosferike ku shirat do te jene dominante. Gjithashtu; zhvillimi i një cikloni mbi Atlantik do të sjelle në brigjet perëndimore të kontinenti rrebeshe shiu dhe stuhi te forta ere. Përsa i përket; Europës veriore dhe brigjet greke do të mbizotërohen nga moti i kthjellet dhe vranësirat e pakta.

Kosova

Republika e Kosovës do të mbizotërohet nga kthjellimet dhe kalimet e pakta të vranësirave. Por parashikohet që vranësirat të shtohen përkohësisht në orët e mesditës duke gjeneruar shira te përkohshëm, gjate orëve të pasdites dhe në vijim do të këtë dobësim gradual te vranësirave në territorin e Kosovës.

Maqedonia e Veriut

Pjesa më e madhe e ditës në MV do të jetë e kushtëzuar nga kthjellimet dhe vranësirat e pakta, ku herë pas here në intervale të shkurtra kohore do të bëhen më të dukshme. Por orët e mbrëmjes i theksojnë vranësirat në Juglindje të MV. /abcnews.al/