Shqipëria
Sipas MeteoAlb: Gjatë orëve të paradites; vendi yne do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të pakta në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa me kthjellime dhe vranësira disi më të shpeshta do të paraqiten zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore duke rrezikuar shira të pakët ku më të theksuara do të jenë në zonat Verilindore. Pjesa e dytë të ditës do të sjellë shtim të vranësirave në të gjithë territorin e vendit duke bërë që gjatë pasdites reshjet të shfaqen në të gjithë shtrirjen Lindore dhe pjesërisht në zonat Qëndore.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie si në vlerat minimale edhe në ato maksimale duke u luhatur nga 16°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 36°C vlera më e lartë në rang territori. Era do të fryjë e lehtë dhe herë pas herë mesatare me shpejtësinë deri në 35 km/h nga drejtimi verior dhe Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.
Kosova
Deri në orët e mesditës Kosova do të jetë me alternime kthjellimesh dhe kalime vransirash. Por në orët vijuese pritet që gradualisht vranësirat të bëhen të dukshmë në territor ku më të theksuara do të jenë në zonat Perëndimore dhe Veriperëndimore të Kosovës; duke sjellë rrebeshe të izoluara shiu.
Parashikohet që; pasditja dhe mbrëmja të shtojnë vranësirat në të gjithë territorin e Kosovës. Temperaturat e ajrit do të ulen si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C vlera më e ulët dhe maksimumet do të ngjiten deri në 33°C. Era do të fryjë mesatre por herë pas here e fortë duke arritur shpejtesinë maksimale 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor.
Maqedonia e Veriut
Republika e MV në pjesën e parë të ditës do të jetë me kthjellime dhe kalime vranësirash; Orët e pasdites dhe në vijim; do të sjellin vranësira të lehta e kalimtare në pjesën më të madhe të MV; por më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat kufitare me Shqipërinë duke sjellë reshje të pakta shiu;
Parashikohet që të edhe gjatë mbrëmjes të ketë momente me reshje të izoluara. Temperaturave të ajrit do të pësojnë rënie gjatë orëve të mëngjesit por edhe të mesdites duke luhatur vlerat ditore nga 12°C vlera minimale deri në 36°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë gjatë paradites por deri mesatare gjatë pasdites duke arritur shpejtesinë maksimale deri në 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor
Europa
Pritet të vijojnë; shirat intensiv si edhe mini- stuhi ere në; Europën Qëndrore; si pasojë e zhvillimit të një qëndre ciklonare prej disa ditësh në Veriperëndim të Europës me ndikim deri në qendër të kontinentit. Po ashtu; moti i paqëndrueshëm do të dominojë në; Ballkanin Verior duke sjellë reshje shiu si edhe stuhi breshëri ndërsa gadishulli Iberik; brigjet e detit të Zi si edhe brigjet e Egjeut do të paraqiten nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta. Po ashtu; gadishulli Skandinav do te dominohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të pakta.