Ulen sërish kreditë e këqija/ BSH: Huatë me probleme prekin nivelin më të ulët në 16 vite

schedule15:12 - 12 Nëntor, 2024

schedule 15:12 - 12 Nëntor, 2024

Kreditë me probleme kanë vijuar për të tretin muaj radhazi uljen.Ky është një tregues se qytetarët dhe bizneset kanë vijuar që të shlyejnë këstet e kredive në kohë pavarësisht normave të larta të interesit.Aktualisht nivlei i kredive me probleme zbriti në 4.58% më i ulëti i regjistruar në 16 vite.

Për të stabilizuar inflacionin Banka e Shqipërisë ka rritur disa herë normën bazë të interesit politikë kjo që jep ndikim direkt në shtrenjtimin e kësteve të kredive nga qytetarët. Por  fatmirësisht kjo nuk ka ndikuar në përkeqësimin e bilanceve të shlyerjes së huave të mara në banka.

Qëndrueshmëria e nivelit të kredive të këqija është një tregues  pozitiv për  ekonominë si në aspektin e sistemit bankar por edhe  për qytetarët.

Tashmë Banka Qendrore ka nisur politikën e uljes së normave të interesit nga 3.25 % në 2.75%.ky vendim ndikon direkt në lehtësimin e kredi marrësve pasi  ul  shumën që duhet të paguhet për këstet nga qytetarët apo bizneset.

Inflacioni i ulët është një sinjal që Banka e Shqipërisë mund të vijoj politikën e uljes së normave të interesit në vijim duke lehtësuar qytetarët në pagesën e kësteve të kredive që kanë në monedhën kombëtare.

Treguesit e huave me probleme gjatë këtij viti konfirmojnë se rritja e normave të interesit  nga Banka Qendrore por edhe ajo Europiane për kreditë duket se nuk ka ndikuar në përkeqësimin e aftësisë paguese në vend. Nëse krahasojmë nivelin e kredive të këqija me të njëjtën  periudhë të  disa viteve më parë shifrat konfirmojnë përmirësim.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!