Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ulen sërish çmimet e karburanteve/ Nafta do të shitet 4 lekë më pak, benzina 2 lekë më pak

schedule11:19 - 17 Qershor, 2026

schedule 11:19 - 17 Qershor, 2026

Bordi i Transparencës ka vendosur në mbledhjen e tij të radhës, të zhvilluar më 17 qershor 2026, ndryshimet e reja të çmimeve tavan për nënproduktet e naftës në tregun vendas.

Sipas vendimit, çmimi i shitjes me pakicë i naftës do të jetë jo më shumë se 176 lekë/litër, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë jo më shumë se 164 lekë/litër.

Ndërkohë, çmimi i shitjes me pakicë i benzinës do të jetë jo më shumë se 166 lekë/litër, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë jo më shumë se 154 lekë/litër.



Çmimet e reja hyjnë në fuqi sot, më 17 qershor, në orën 13:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e radhës të Bordit, ku pritet të rishikohen sipas lëvizjeve të tregut.

Në njoftim theksohet se çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detyruar të zbatojë vendimin. Në rast shkeljesh të konstatuara, do të merren masa administrative, përfshirë pezullimin e aktivitetit.

Institucionet shtetërore përkatëse, përfshirë Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministria e Financave dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, kanë deklaruar angazhimin e tyre për mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në treg.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!