Në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 7767 raste të reja (dje ishin 10680) me koronavirus nga 112962 tamponë.
Shkalla e pozitivitetit është 6.9%, nga 10.4% një ditë më parë. Sot u shënuan 421 vdekje. Shifra është rritur ndjeshëm në krahasim me 24 orët e kaluara, që ishin 296.
Të shëruarit sot sipas autoriteteve italiane janë 21733 qytetarë. Problemi kryesor për Italinë është Lombardia përsa i përket infektimeve dhe viktimave nga koronavirusi.
Në spitale në total janë 3743 pacientë të shtruar në kujdesin intensiv. Në krahasim me dje, në 24 orët e fundit ka pasur një rritje të lehtë./ db/ Abcnews.al