Sipas MeteoAlb masat ajrore me origjinë polare do të diktojnë orët e para të ditës mot të kthjellët, por të ftohtë në të gjithë vendin tonë.
Parashikohet që pasditja dhe kryesisht mbrëmja të shtoj vranësirat në jug-juglindje duke sjellë reshje të pakta dëbore në këto zona ndërsa veriu dhe qendra mbeten me kthjellime.
Temperaturat e ajrit ndjeshëm në vlerat minimale dhe maksimale duke bërë që ekstremumet ditore të luhaten nga -10°C deri në 7°C.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi.
Kosova
Dita nis me kthjellime e vranësira kalimtare, por temperatura relativisht të ulëta për Kosovën. Situatë e cila vijon gjatë gjithë ditës.
Maqedonia e Veriut
Mëngjesi mbetet me vranësira të shpeshta në MV. Por duke ju afruar mesditës do kemi intervale me kthjellime dhe rënie e ndjeshme e temperaturave të ajrit.
Rajoni dhe Evropa
Masat ajrore polare do të kushtëzojnë mot me temperatura të ulëta dhe reshje dëbore në Evropën lindore dhe qendrore, po as vranësira dhe reshje shiu e dëbore.
Ndërsa kthjellimet dominojnë dy skajet veri dhe jug./abcnews.al/