Humbjet e energjisë elektrike në rrjet kanë vijuar të ulen edhe gjatë këtij viti.
Mungesa e reshjeve të shiut ka ndikuar në prodhimin e energjisë gjatë këtij viti por treguesit e sektorit energjitik në vend janë më optimist.
Instat ka publikaur raportin e bilancit të energjisë elektrike ku vihet re se humbjet në rrjet kanë arritur vlerën 478 GWh në tremujorin e parë të vitit 2025 nga 483 GWh që ishin në në tremujorin e parë të vitit 2024, duke shënuar një rënie me 1,1%.
Ky përmirësim i treguesve lidhet me ndërhyrjen në rrjet ku janë realizuar një sërë investimesh por edhe me aksionet për ndërprejen e lidhjeve të paligjshme nga OSHEE.
Nga raporti konstatohet se në vend ka pasur një shtim të konsiderueshme të energjisë elektrike që është prodhuar nga dielli nëpërmjet parqeve fotovoltaike .Sipas Instat energjia e siguruar nga këta prodhues është 176 GËh nga 70 GWh të prodhuar në të njëjten periudhë të një viti më parë, duke shënuar një rritje të prodhimit të energjisë elektrike me 2.5 herë.
Ndërkohë për shkak të mungesës së reshjeve në tre muajt e parë të këtij viti prodhimi energjisë ka rezultuar më i ulët.Sipas të dhënave të Instat prodhimi neto vendas i energjisë elektrike në këtë periudhë arriti vlerën 2.234 GWh . Ky prodhim u realizua nga hidrocentralet publike në masën 45,8% nga hidrocentralet private dhe koncensionare në masën 46,3 % dhe nga të tjerë prodhues në masën 7,9% të prodhimit neto vendas të energjisë elektrike.